NATO reagon për situatën në Veri, kërkon që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

NATO ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.


Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka shkuar se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog,

“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës së krijuar në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të jenë të përmbajtshëm, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, është shprehur Lungescu.