MSh: Rreth 50% e popullsisë mbi 18 vjeç është vaksinuar me dozën e parë

Përfshirë 26 shtatorit, me një dozë të vaksinës kundër Kovid 19 janë vaksinuar 46.9% e popullsisë mbi 18 vjeç.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, te personat të moshës mbi 40 vjeç përfshirja me një dozë arrin 55%, te personat ndërmjet 18-39 vjet përfshirja me një dozë arrin 31%.

Sipas të dhënave të fundit, më së shumti me një dozë janë vaksinuar qytetarët e Ohrit(63,9%), Kavadarit(64,3%), Gjevgjelisë(61,4%) dhe Negotinës(65,1%).

Ndërmjet 50-60% përfshirja e popullsisë së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet si: Manastir, Demir Hisar, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Vallandovë, Shtip dhe Probishtip.

Mes 30-40%, gjegjësisht më pak të vaksinuar për momentin ka në Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.