-ads-

MPJ: Masa të reja për të hyrë në Zvicër, Belgjikë dhe Austri

Ministria e Punëve të Jashtme informon se Zvicra, Belgjika dhe Austria kanë miratuar masa të reja për udhëtarët që hyjnë në këto vende, transmeton Alsat. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë lirshëm në Zvicër, por vetëm me vërtetim që kanë marrë të paktën dy doza të vaksinës dhe pas mbushjes së një formulari, ndërkaq për ata që udhëtojnë në Belgjikë dhe Austri ka karantinë të obligueshme, përveç për ata që janë plotësisht të vaksinauar dhe për ata që kanë vërtetim që kanë kaluar sëmundjen Covid-19.

– Advertisements –

Më shumë informacione mund të merrni në linkun https://travelcheck.admin.ch/check, ndërsa tashmë testi PCR dhe antigen nuk merret si bazë për tu futur në këtë shtet.

Derisa personi plotëson kushtet për tu futur në Zvicër, duhet që 10 orë para se të futet në Zvicër, të mbush formular, që gjendet në web-faqen zvicërane https://swissplf.admin.ch/formula

Qeveria belge ka vendosur karantinë për të ashtuquajturat vende të zonës së kuqe, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut. Prej nesër, personat që nuk janë vaksinuar ose që nuk kanë certifikatë që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19 do të duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë.

Ndërkaq për tu futur në Austri, duhet të plotësohen disa prej kushteve: vërtetim për vaksinim kundër Covid-19, vërtetim që keni kaluar sëmundjen. Përndryshe duhet të futeni në karantinë për dhjetë ditë, me mundësi për të ndërprerë karantinën në ditën e pestë nëse dëshmoni test negativ PCR.

Fëmijët mbi 12 vjet, gjithashtu duhet të posedojnë vërtetim për vaksinim ose vërtetim se kanë kaluar koronavirusin

Më shumë informacione në https://www.mfa.gov.mk/mk/page/1706/informacii-za-covid19.