Mjekët tronditen pasi 15 vjeçarja nxjerr gurë në vend të lotit

Mjekët janë tronditur nga një vajzë adoleshente e cila kur qan nxjerr gurë të vegjël nga njëri sy.


15 vjeçarja nga Kannauj, Uttar Pradesh, India Veriore, është qendra e një misteri të çuditshëm mjekësor, me mjekët që pohojnë se sëmundja e saj nuk ‘është e mundur’.

Për gati dy muaj, anëtarët e familjes së saj thonë se nga syri i saj i majtë kanë dalë nga 10-15 gurë.

Në një video e cila u realizua në fshatin Gadiya Balidaspur, mund të shihet një gur në syrin e majtë. Familja është konsultuar me mjekë, dhe të gjithë këmbëngulin se nuk është e mundur nga ana mjekësore, transmeton Klankosova.tv.

In a clip, which was filmed in the village of Gadiya Balidaspur, a lump can be seen in the upper left-hand side of her eyelid

Në vitin 2014, Mail Online raportoi për Saadiya Saleh, 12 vjeç, nga Jemeni, e cila vuante nga një gjendje e ngjashme. Mjekët thanë se ata ende nuk mund të japin një shpjegim për një fenomen të tillë pasi vajza, Saadiya Saleh, nuk vuante nga ndonjë sëmundje e njohur, transmeton Klankosova.tv.