Në mbledhjen e përbshkët të mbajtur mes qeverisë së Kosovës dhe qevrisë së RMV ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha ka theksuar se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është i një rëndësie të veçantë e sidomos ai i produkteve bujqësore.

”Sot së bashku me homologun tim ministrin Faton Peci do të nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit mes dy ministrive që ka të bëjë me ndarjen e eksperiancës sonë në shfrytëzimin e mjeteve IPARD, është e vërtetë që shteti jonë është rekorder në shfrytëzimin e mjeteve IPARD dhe një vjet para përfundimit të IPARD 2 ne kemi përfunduar të gjitha thirjet dhe kjo dëshmon për eksperiencën që kemi si ministri dhe institucion dhe jemi të gatshëm ti ndihmojmë kolegët tanë nga Kosova” tha ministri Arjanit Hoxha.