Milani pa sulmuesin kryesor ndaj Atletiko Madridi

Sipas të përditshmes italiane, “La Gazetta dello Sport”, sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Atletiko Madridit dhe pritet të rikthehet në fushë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Suedezi ka luajtur vetëm 30 minuta kundër Lazios në këtë sezon duke realizuar një gol.

Ai u rikthye nga lëndimi i i këmbës së tij por pësoi një tjetër lëndim pikërisht ndaj “Biancocelestëve”.

Ibra po vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi dhe pritet të mungojë në ballafaqimin me Atletiko Madridin në Ligën e Kampionëve që zhvillohet të martën dhe pastaj ndeshen me Atalantën, para pushimit ndërkombëtar.