Meta ulet në bankat e shkollës, uron nxënësit dhe mësuesit

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar një vit të shkollot të mbarë për nxënësit dhe mësuesit.

“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik!”, shkruan Meta.

Krahas postimit, Meta ka publikuar një foto ku shihet ulur në bankat e shkollës./albeu.com

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/4424908074222098