Edita Sopjani po nisë një kapitull të ri

Këngëtarja pas martesës, siç ka paralajmëruar do të vazhdojë jetën pranë bashkëshortit të saj në Gjermani.

Ajo u përshëndet disa ditë më parë me kolegët e Radio Televizionit të Kosovës ku shërbeu si prezantuese për afro gjashtë vitesh.

Me shumë emocione, ajo përmbylli eksperiencën si prezantuese televizive dhe pak ditë pas, radha ka qenë për të fluturuar drejt Gjermanisë.

Edita sot ka lënë Kosovën duke u nisur drejt shtetit gjerman.