Mbesin edhe 3 ditë afat, deri tani janë regjistruar rreth 1,55 milion qytetarë

Përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 1 510 301 qytetarë, 479.806 amvisëri dhe 670.988 banesa, përcjell Alsat. Sot është dita e 32 e regjistrimit, ndërkaq deri në fund të operacionit statistikor kanë mbetur edhe tre ditë.


Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në linkun:

https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf

Deri më 30 shtator, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora.  Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit  e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.