Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 16:00 grupin parlamentar demokrat.

Ditët e fundit, duke marrë shkas edhe nga situata brenda PD-së, pas përjashtimit të Sali Berishës, kryedemokrati ka zhvilluar një sërë mbledhjesh ditët e fundit, jo vetëm me deputetë, por edhe me drejtuesit politik e kryetarët e degëve.

Në mbledhjen e të shtunës, kujtojmë se Basha kërkoi nga secili prej anëtarëve që të marrin informacione për reformën Territoriale, si dhe të nisin konsultimet me qytetarët në zona për këtë reformë.