Luan Krasniqi parashikon meçin mes Anthony Joshuas dhe Usyk

Përballja e madhe mes Anthony Joshuas dhe Olesandr Usyk do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e Tottenhamit në Londër.

Ish boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi ka komentuar këtë meç, ku ka thënë se Usyk është i jashtëzakonshëm, por do ta ketë shumë vështirë ndaj Joshuas.

Sipas tij, fizika naturale e tij nuk do i perballojë presionit Te Joshuas.

Ja shkrimi i tij i plotë:

“Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk – më në fund një duel shumë interesant. Usyk është një boksier vërtet jashtëzakonisht i mirë, por fizika natyrale e tij nuk do i perballojë presionit Te Joshuas. Kështu që unë mendoj se Usyk do ta ketë vështirë në këtë luftë. Çfarë mendoni ju”, ka shkruar ai në Instagram.