Lëvizja Besa fushatën e nisi nga Shkupi, në zgjedhje lokale hyjnë “Me ka krejt”

Sonte, Lëvizja BESA fushatën për zgjedhjet lokale e hapi nga qyteti i Shkupit, ku edhe promovojë kandidatët për kryetar komunash dhe listën e këshilltarëve. Të pranishmëve me fjalim i’u drejtua kryetari, Bilall Kasami, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës. Kryetari Kasami deklaroi se Tetovës i duhet ndryshim, dhe ai ndryshim do të bëhet përmes Lëvizjes BESA.

Shefi shtabit zgjedhor, Arjanit Hoxha deklaroi:

“U bëj thirrje qytetarëve t’i bashkëngjiten Lëvizjes Besa, sepse Besa është e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë se Veriut. Programi i Besës ka pak fletë por është më i miri dhe më konkreti, ndersa ata që nuk lan gjë pa betonizuar pas 20 viteve u është kujtuar gjelbërimi”, tha Hoxha.

Nënkryetari njëherit edhe kandidat për Çairin deklaroi:

Kundërkandidati i ASH-AAA-së nuk ka pëvojë udhëheqëse dhe nuk është dëshmuar si menaxher, ndërsa kandidati i BDI-së premtimet e katër viteve të kaluara i ka pasur si një libër të palexuar, është i padëshiruar”, përfundoi Rexhepi.

Nderkaq kreu per komunen e Gostivarit, Fadil Zendeli deklaroi:

“Gostivari eshte zaptuar nga dy njerëz dhe dy parti politike, të cilët jo vetëm që e kanë shndërruar në një arenë përplasjesh individuale, por edhe në një fushë të hakmarrjes ndërmjet taborëve të tyre”, tha Zendeli.

Ndersa kandidati për komunën e Tetovës, Bilall Kasami deklaroi:

“E dimë se shumica e qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit të deritanishëm nga oponentët tanë, kanë humbur besimin tek pushteti lokal. Në këto zgjedhje ne ju ofrojmë një model të ri komunave urbane dhe rurale. Do të rikthejmë besimin e qytetarit tek komuna që gjithkush ta shoh komunën si shtepinë e vetë. Ne do të jemi transparent në menaxhimin e mjeteve financiare publike. Me fitoren tonë keqperdorimeve financiare në komuna, ju vjen fundi”, deklaroi Bilall Kasami.

Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit i hyn garës si subjekt i mëvetësishëm duke besuar fuqishëm në vlerat dhe kapacitetin politik, si një konstantë e pandryshueshme në veprimtarinë politike të Lëvizjes.

Në këto zgjedhje Lëvizja BESA do të garojë me 11 kandidatë për kryetar Komunash si dhe me 23 lista për këshilltarë komunal, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit.

Sllogani i fushatës është “Me ka krejt”, që simbolizon seriozitetin politik për të garuar në zgjedhjet lokale pa kalkulime si dhe duke ofruar kandidatët më të mirë, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i partisë, Bilall Kasami, i cili garon për kreun e Komunës së Tetovës, dy nënkryetarët, Fadil Zendeli për Gostivarin dhe Kastriot Rexhepi për Çairin, si dhe kandidatë të tjerë që janë dëshmuar si profesionistë të vërtetë në fushëveprimin e tyre, por mbi të gjitha të gatshëm për të pranuar këtë sfidë dhe të bindur se me dinjitet dhe krenari do përfaqësojnë zërin e qytetarëve.

default
default