Lëndohet rëndë një motoçiklist në Tetovë

Dje (27-shtator) rreth orës 16.00 në SPB Tetovë,
është raportuar një aksident trafiku i ndodhur në
kryqëzimin e rrugëve "Ilinden" dhe "Nikola Tesla",
në të cilin kanë marrë pjesë vetura "Mazda" me targa
të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 27- vjeçari F.R. nga
Piroku i Tetovës dhe motoçikleta "piaggio" me targa
të Tetovës, e drejtuar nga 54-vjeçari Z.O. nga Tetova.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore të
konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ka pësuar
motoçiklisti.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi
nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë.Tetovasot