Lajm i mirë nga Tetova, asnjë i vdekur nga Covid-19, rënie e madhe e të infektuarve

Lajm i mirë nga qyteti i Tetovës, ku në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19. Është regjistruar edhe rënie e madhe e të infektuarve, me 57 persona të prekur nga ky virus, transmeton TetovaSot.

Numri i pacientëve që janë me terapi oksigjenike është 28, ndërkaq nën kujdes invensiv asnjë.

Me dozën e parë janë vaksinuar katër persona, ndërsa me dy doza vetëm një person.