Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dënuar sulmet që janë kryer në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan, përcjell Alsat. Në paraqitjen e tij të sotme në Shkup, Kurti ka thënë se këto sulme mbështeten nga regjimi i Serbisë dhe se Beogradi po dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë

“Serbia e cila as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk i pranon krimet që i ka bërë në të kaluarën dhe vazhdon ta mohojë gjenocidin që e ka kryer në vendin tonë ndaj popullit tonë është pikërisht ajo që po përdor qytetarët tonë për qëllime aspak paqësore dhe kësisoj pop dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë”, tha mes tjerash Kurti.