Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes rrjetit social Twitter ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet,shkruan TetovaSot.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet. Kjo është një ditë shumë e trishtuar, i shpreh ngushëllimet e mija të thella familjarëve”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter./TS