Komisionerja Evropiane, Margrethe Vestager u pa duke thurur me kërrabëz gjatë një fjalimi të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në këtë institucion.

Politikanja daneze, Vestager që shërben si zëvendëspresidente ekzekutive në Komisionin Evropian për Evropën në Kohën Digjitale ka thurur me kërrabëz gjatë fjalimit vjetor të presidentes von der Leyen, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ajo kishte shkruar në Twitter në vitin 2018 se “Thurja me kërrabëz të mban të fokusuar”.