Kastriot Rexhepi: Çairin mund ta bëjmë si komunë shumë më të mirë

Kandidati nga Lëvizja Besa për Komunën e Çairit Kastriot Rexhepi në “Debate Zgjedhore” në TV21, tha se komuna e Çairit mund të bëhët komunë shumë më e mirë. Rexhepi kërkoi besimin e çairasve pasi që siç tha ai si deputet e ka dëshmuar veten se i realizon planet. Rexhepi u zotua se në Komunën e Çairit nëse i fiton zgjedhjet nuk do të lejojë asnjë ndërtim pa leje.