KALIMI I DITËVE AKSIOMATIKE NGA ANKTHI NË TETOVË

Taxhudin Hamidi-Tetovë


Tetova ditët në vijim kaloi mes turbulencave gjigante të ankthit njerëzor.

Ajo përjetoi agoninë e vdekjes, jo të rëndomtë.

Citatet ishin të shkëlqyeshme por të shpejta.

Tetova dhe banorët e saj me një prespektivë vizionare dhe të mrekullueshme humane në thelb më kujton nëe poemë arabe që thotë: “Problemet kurrë nuk ndodhin përshkak se nuk ka hapsirë te mjaftueshme për të gjithë por, ndodhin sepse nuk ka durim të mjaftueshëm për të gjithë”.

Shpresojmë që banorët e Tetovës pas këtij ankthi përsëri të ngritin masat e vigjilences duke drejtuar shikimin e tyre në Kaptinën 65:7 të Kuranit, ku Zoti thotë: ” Pas vështirësisë Allahu sjellë çlirim”.

Profeti islam u drejtohet myslimaneve duke u thënë:” Dijeni mirë se un do të iki para jush dhe do t’ju pres!

Mos haroni, vendi ku d’të takohemi është Hauzi Kauther.

Ai që dëshiron të takohet nesër me mua ta largoje gjuhën (genjeshtra) dhe doren prej mekatit (abuzimeve dhe parregullesive)”.

Iben Kajim al Xhauzi ka thënë:

“Në derën e Lutjes trokasim dyzet herë ajo nuk hapet”!?

Të gjithë ata që kuptojnë rëndesine e lutjes vazhdimisht janë në rrugë duke trokitur, kjo le të kuptojmë se dyzet rekate namaz, mbrenda ditës që trokasin tek rezidenca Hynore na mësojne dhe ushtrojnë vazhdimisht që si besimtar dhe qytetar të tetovës të mbetemi konzistent të qëndrueshëm me masa precize për realizimin e kërkesave dhe projekteve të tetovës.

Zjarri improvident në qendrën modulare të Covit -19, asesi nuk duhet të pengojë dhe te thyeje vullnetin tek gjeneratat e reja për prespektivën tetovare si një qendër e partive politike shqiptare pas pluralizmit në maqedoni dhe si një fondus i remitencës së tetovarëve nga diaspora, gjë që profilakson dhe ndihmon devalvimin e denarit mk.nga devalvimi dhe inflacioni.

Maqedonia po kalon në tri fazat kruciale të rëndesishme të historise se saj, nga kushtetuta 17 Nentor 1991, marveshaj e ohrit 2001 dhe takimi i Prespës 2018.

Kjo përpjekje e aparatit dhe strukturave shtetrore sikur tentonte të japë shpresë në inkuadrimin e Organeve Boterore-BE.

Mirepo, forumet rinore dhe studentore me ndodhinë e fundit sikur dëshirojn të humbin shpresat dhe bindjet në infrastrukturen e vjetëruar të qytetit të tetovës.

Tetova dhe qytetarët e saj nga koha e vizitës së Titos në Tetove dhe deri më sot kane perjetuar dhe ndertuar me investimete tyre duke I ndihmuar shtetiti të merr veten.

Këta qytetarë kanë jetuar me infrasturkturën evropiane(gjermani, zvicër , belgjikë etj.).

Nga ky kënd udheheqesit politik është dashur të konceptojnë aksiomatikisht largimin eventual të anktheve dhe katastrofave që mundesisht rezultojnë nga inkapacitetet e infrastrukturës jo vetem të vjetëruar por edhe të planifikuar pa një prespektive moderne për të ardhmen e qytetit të tetovës.

Për fat të keq infrastruktura e qytetit te Tetoves nuk është në gjendje të ballafaqohet me importimin e mallrave dhe transportin e ushqimit me kapacitet monetar të volumit një milion dollar në dite.

Planifikimi urban shoven nga koha bolshevike ka parandaluar që tetova të zhvillohet nga aspekti urban si të gjitha qyetet në vend dhe jashta tij.

Nga konfuziteti urban i planifikuar mirë që Tetova të mbetet pa infrastructure të duhur moderne.

Kjo infrastructurë e planifikuar me tipare dhe parime kufizimesh pamundësoi arkitetktët tetovarë të realizojnë palnet e tyre konform projekteve me qytetet e zhvilluara në botë.

Ky palnifikim shoven urban bëri që katundet të zgjerohen dhe të zhvillohen në stilin urban pa kategori demografike duke shkaktuar shkatërimin e bujqësisë dhe ekonomisë shqipatrë në( pollog) tetovë.

Thyerja apo vivisekcimi i vullnetit tek brezat e rinjë në këtë rast tenton letargjikisht invadimin kulturorë dhe bastardimin e vullnetit të mirë duke hapur rrugët e lehta të egzilit vullnetarë tek rinija shqipatre.

Vullneti është një konstancë suksesive e mbushur përplot me energji për të mbajtur mbi supe përgjegjësitë dhe kapja e fuqishme drejt synimit për ruajtjen, ndërtimin, zhvillimin dhe haphjen e infrastrukutrës së qytetit të tetovës nga tri grykat e saja (Shkup, Prishtine dhe Gostivar).

Sistemi demokratik dhe deviza e saj për reforma vazhdimisht nënkupton ndryshimet në sektorin primar, sekondar dhe terciar.

Deviza në ballinën e gazetës “Preporod” – Sarajevë, redaksia e saj kishte preferuar ajetin-versetin Kuranor: “Zoti nuk do të ndryshojë një popull, perderisa ai të mos ndryshojë vetveten”.

Qytetarët e tetovës dhe i gjithë populli i RMV gjatë gjith kësaj periudhe është dashur të ndryshojë vetveten nga një gjendje në nje gjendje më të volitshme për veten(shkala e tretë e pensionimit) dhe për brezin e ri.

Pse kjo gjendje flegmatike në bindjen dhe opinionin mbarë popullorë!

Marim shembull se si një njeri merr guximin të ndryshoje sjelljen e tij duke zvogeluar mbipeshën në trupin e tij për një muaj 20 kg.ky fakt dhe suksesë është një shembull që duhet ta shfrytëzojmë edhe në sektorët dhe ndryshimet eventuale të infrastructures së qytetit.

Ky akt individual është shumë i fuqishem sa i përket ndryshimit që shumë njerëz duhet të marrin shembull-ibret edhe për sferat e tjera të jetës, në shendetesi, arsim, ekonomi dhe ne pozicionin e të drejtave religjioze-fetare.

Gjithashtu ndryshimi në sferën emocionale dhe të ndjenjave kërkon një ndryshim.

Për fat të keq jemi një popull si ne shqiptarët por edhe ata maqedonas, vazhdimisht jemi të aftë dhe opsesiv të manifestojmë ndjenjat e ankthit, trishtimit dhe mossuksesit.

Kjo gjendje e opinionit letargjik, insatlon padashje ndërgjegjën tonë një edukim të gabuar mbi brezin e ri, se në vendin tonë është e pamundur të ndryshohen gjërat nga e mbrapshta në të mirë.

Kështu që njerezit të jetojnë në siguri shëndetsore, siguri arsimore, ekonomike dhe politike etj. .

Patjetër t’u tregojmë brezave të rinjë apo t’u lëmë një kredo të trashëgimisë se ndjenjat e ankthit dhe pasigurisë mund të ndryshohen nga pesimizmi në optimizëm efektiv dhe juridik .

Më vjen keq kur ndëgjojë dhe takohemi, me mjek, profesor, teolog, inxhinier etj. të cilët pohojnë kategorikisht se tek ne është e pamundur të vendoset ligji juridik I barabartë për të gjith.

Ky pesimizëm është i dëmshëm dhe është një imponim i tradhëtisë nga struktura intelektuale e qytetit të tetovës dhe i çdo qyeteti në RMV.

Më kujtohet një tregim i çuditshëm i një artisti i cili ishte i diagnostifikuar me kancer.

Në egzaminimin në vijim konsuliumi mjeksor i kishin dorezuar informimin dhe lajmin shumë të hidhur.

Ky artist pas ketij lajmi mjeksor kishte në disponim vetëm disa ditë për të jetuar.

Në vendet e zhvilluara të perëndimit me ketë diagnozë perkujdesen në vende te caktuara, që të mos perfundojë pacienti jeten i vetmuar në banesën e tij.

Ky artist pasi kuptoi se i kanë mbetur vetem ca ditë të numeruara vendosi keta ditë t’i jetojë me masa dhe aktivitete të larta disponimi.

Kështu që kjo gjendje e bëri që konstatimi i konsuliumit mjeksor dhe I spitalit te njohur ne botë të humb prognozimin e konstatuar dhe të dështojë në referencat e sakta mjeksore.

Ai nuk vdiq pas tre ditesh por jetoi edhe pesë vite të tëra.

Ky tregim i cuditshem i artistit te njohur paralajmeron se infrastruktura e bindjeve fetare njerezore morale kombetare dhe qytetare tejkalon infrastrukturen e vjeteruar të qyteteve të ndërtuara me infrastrukture shovene për getoizimin e një entiteti me aspirate evropjane.

Përkundrazi metodologjisë së vjetëruar politike e cila determinoi mosndryshimin e infrastrukturës bolshevike, ne si popull duhet vazhdimisht të manifestojmë triumfin e jetës dhe dashurisë ndaj saj,vetëm përmes kësaj filozofie do të trijunfojmë mbi ankthin dhe trishtimin që shkkaton infrastruktura dhe abuzimet dhe parregullësitë.

Të mos jetojmë me psikologjinë e ankthit, frikës dhe dështimit.

Sepse nga shume hulumtime qe behen ne botë janë treguar të dëmshme dhe të rënda për iniciativat e reformave.

Gjithashtu pengon ndryshimin e bindjes të një populli i cili nuk di të jetoje i lumtur dhe me masat e disponimit superlativ.

Thyerja dhe devastacimi i psikologjisë tek të rinjtë është i mundshëm dhe i lehtë nese tek ata vendosim motivet e sigurise, lumturise dhe stabilitetit.

Një projekt i ciki ka zgjatur 16 muaj në tekstin e saj ka paraqitur nje perfundim se të gjitha fobitë dhe mos realizmi i suksesit actual, 90% është rezultat i fokusimit tek e kaluara.

Prandaj brezit të ri dhe qytetit me dy univerzitete,me gjashtë komuna dhe njëqin xhamia duhet thene troç:

– E kaluara nuk identifikon te tashmen;

– Mos jeto me të kaluaren;

– E kaluara nuk kthehet;

– Ajo jetonë vetem në ndjenjat dhe kujtesën e juaj.

Fizikisht nuk është present.

Prandaj jetoni me të tashmen jetoni me aktulitetin.

Besoni në rendesinë e kohes se tashme të ditës së sodit në këta momente kur tejkalojmë ankthin e zjarrit improvident në qendrën modulare covet-19 me shumë mature, racionalitet dhe pa kompromis për të ardhmen e gjeneratave të reja.

Te mos jetojme me te kaluaren, sespe ajo ka për synim pengimin e prosperitetit në qytetin-et tonë dhe në shoqërinë shqipatre.

Nga e kaluara si zakonisht Tetoven dhe popullin shqiptar në përgjithësi e kanë mësuar dhe detyruar të marrë mësim nga tragjedia dhe jo nga eksperiencat përparimtare humane dhe njerëzore.

Duhet të kuptojmë se jeta dhe politika nuk është si në shkollë.

Në shkollë në fillim mësojmë më pas testohemi, ndërsa në jetë në fillim testohemi dhe më pas mësojmë.

Të krijojmë një gjendje rehabilituese dhe të marrim veten si qytetar të tetovës, pas ketij ankthi historik që brezit të ri t’ia lehtesojmë rrugën zhvillimit dhe jot ë kontribojmë në pamundësinë e thyerjes dhe shkaterimit te “dogmave” politike dhe parametrave pesimsite dhe defetiste.

Frika dhe ankthi janë një e keqe që mund të çlirohemi nga ajo.

Kjo pas shumë perpjekjeve është dëshmuar në medicinën e disiplinave sportive.

Ku në disa disiplina atletike janë tejkaluar bindjet fobike se gjoja dëmtojne zemrën dhe shendetin e njeriut.

Por pas trajnimeve të vazhdueshme dhe të vullnetit dhe guximit sporiv ata u treguan si kostatime jo te sakta dhe distrofike.

Ideja ka për qëllim të tregojë se frika nga mos ndryshimet është një patologji në sistemin politik i cili ka dëmtuar edhe gjenerata të tëra.

Frika dhe mos guximi eshte nje iluzuin flagrant dhe konspirativ.

Në hermeneutikën e Kuranit thuhet:

Transkripcion –( inemeshejetane juhavifukum!!!) , që në shqip dmth: “Shejtani i mallkuar vazhdimisht përpiqet t’ju pengojë nga projektet që ndryshojne jetën tuaj për të mirë”.

Vullneti, guximi, dituria dhe aftësia realizuese që bashkon në të njejtën kohë dhe vend.

Këta elemente duhet të jenë të pranishme në realizimin e infrastrukturës të çdo qyteti në botë.

Nëse dëshirohet evitimi i majorizimit dhe parregullësive.

Është e pamundur të kuptosh dhe të realizosh të mirat demokratike në shtetin ku jeton, nëse ata si vlera demokartike nuk i gjenë në qytetin, lagjen dhe katundin ku jetonë!