Ja përse nuk mund të reshtohem në një parti maqedonase

Urim SALIHU, redaktor në portalin TetovaSot


E zëmë se u rreshtova te një parti maqedonase.Por gjëja e parë me të cilën do kisha një tension të përditshëm brenda vetes do ishte ndërgjegja ime.Dhe ndërgjegja ime është e pastër , ja kjo është fitorja ime.
Ndoshta në një kohë tjetër të papërcaktuar do ishte ndryshe, por në një moment kur sheh se burgjet janë të mbushur me shqiptarë shumë prej të cilëve moshën më të mirë të jetës vazhdojnë të kalben aty, pa kushte, pa e ditur se përse ndodhen aty, me seanca që zgjasin pafundësisht vetëm për të mbuluar të vërtetën dhe për të shkatërruar qenie njerëzore të pafajshme,kjo më bën akull .
Ja përse nuk mund të reshtohem në një parti maqedonase.Do më shfaqen secilën ditë Rahman Morinat.Sikur të rreshtohesha do më mirrej e drejta t’i kujtoja heronjtë e mij të flijuar .

Nëse do ta bëja , nuk do kisha më gjumë të rehatshëm sepse në njëmijë mënyra do më shfaqej prindi im i ndjerë që më mësoi ndryshe.Që mi tregoi para shumë vitesh diferencat që kemi me maqedonasit.Do më shfaqeshin koha e diferencimeve të shqiptarëve, torturave serike, vrasjeve pa shpjegim , koha e studimeve të mia kur policia speciale na mbante rrethuar gjatë ligjeratave.Nëse do rreshtohesha te një parti maqedonase , kjo do më humbte identitetin tim.Ata kanë bërë kaq gjëra të mbrapshta kundër nesh, sa nuk mund tu besoj.Kurrë nuk kam për tu besuar.

Më mirë do rrij me tmerrin e ditëve , duke rrezistuar qoftë edhe në heshtje, duke zvarritur ditët e mia të rënda të mbijetesës , por lavdia ime është aty se nuk zbrapsem dot nga identiteti im prej shqiptari.Nuk mund ti bashkangjitem një populli që ma ka marrë të drejtën e gjuhës sime, e lirisë sime të shenjtë, kulturës sime, sportit, gjithckaje .Më mirë do pranoj të arratisem përgjithmonë prej këtu se sa ti besoj një kombi tjetër që na ka trajtuar me përbuzje, nëncmim, urrejtje .Vetëm para zgjedhjeve ata shndërrohen në kanarina të ëmbla.Kur ta marrën pushtetin, nuk të njohin më.Atëherë nis transformimi i tyre nga qytetarë në nacionalistë ekstrem.Prandaj mund të rreshtohem vetëm në ditën kur do ti mbylli sytë përgjithmonë.Sedra prej shqiptari nuk ma lejon këtë .Më mirë të vuaj me timin se sa të vesh petkun e një të shituri.