Aleanca për Shqiptarët – Dega Zhelinë, mbrënë në përbërje të zgjeruar bashkë me Forumin Rinor si dhe Asamblenë e Femrës të kësaj partie, në prani edhe të kandidatit për kryetar të komunës Mahir Ziberi, në një atmosferë impozante zgjodhën deputeten Ilire Dauti si shefe të shtabit zgjedhor komunal për komunën e Zhelinës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Me këtë rast para të pranishmëve deputetja Dauti duke folur për zhvillimet në këtë komunë tha se ne do të punojmë dhe do të përkushtohemi maksimalisht për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.

Politikat e deritanishme nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, bile as që janë afër të bëjnë një gjë të tillë, si ai ish kryetari paraparak që ishte për dy mandate dhe që garon sërish, po edhe ky i tanishmi, pavarësisht premtimeve të tyre të mëdha.

Mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike dhe politizimi i skajshëm kanë qenë dhe mbeten dukuri shqetësuese për qytetarët jo vetëm të komunën së Zhelinës por edhe të komunave tjera, në të gjithë shtetin, tha deputetja Dauti.

Poashtu një fjalim rasti mbajti edhe kandidati për kryetar komune, Mahir Ziberi, i cili i entuazizmuar me përkrahjen dhe mobilizimin e strukturave të rinisë, ju drejtua atyre duke u thënë se një ndër prioritetet qeverisjes me komunën do të jenë edhe projektet që në fokus do të kenë fuqizimin e rinisë në katër vitet a ardhëshme.

Bashkë me të rinjët ne do të punojmë dhe do të përkushtohemi maksimalisht për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.
Prioriteti ynë do të jetë rinia, do të jetë qytetari, menaxhimi dhe shfrytëzimi sa më racional dhe transparent i buxhetit, në mënyrë që t’i kthejmë dinjitetin komunës tonë”, tha Ziberi.
Zhelina si komunë ka mundësi të shumta për zhvillim, por vetëm duhet punë dhe angazhim nga gjithësecili prej nesh.

Komuna e Zhelinës, gjatë gjithë këtyre viteve përveçse ka përfituar shumë pak, në të njëjtën kohë paradoksalisht ka përfituar shumë korrupsion, shumë moszhvillim, shumë neglizhim , duke mbetur kështu viktimë e ndëshkimeve të mosdijes dhe njerëzve pa përvojë.

Prandaj, të gjithë ne ndjejmë përgjegjësine në kohën ku jetojmë, kjo përgjëgjësi e gjeneratës sonë, kjo përgjegjësi e jona dhe nga ne varet e ardhmja, jo vetëm e komunës, po edhe e ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e rinisë , theksoi Mahir Ziberi dhe shtoi se:”Kësaj rradhe rinia ka adresë, e kjo adresë është Aleanca për shqiptarët, që prej juve kërkon mbështetje për një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet për secilin prej jush. \fol