Dëshmi të reja po dalin ,që e implikojnë Aleancën për Shqiptarët në protestën e djeshme ku pati të arrestuar dhe policë të dëmtuar informon Tetovasot.

Kjo protestë erdhi pas djegies të Spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.Por aty nuk munguan fyerje ndaj nënës shqiptare, gruas shqiptare ndërsa protestuesit nuk kursyen as policët që mbanin rendin e qetësinë që situata mos eskalonte më shumë .

Se ASH ishte e implikuar ,tregojnë edhe fotografitë që e dëshmojnë se aty ishin madje edhe struktura të larta partiake përfshirë edhe nënkryetaren e Degës së ASH-së Nuka Bajrami dhe jo vetëm përcjellë Tetovasot

Ndryshe ditë më parë ASH përmes Arben Zeqirit në protestën paqësore të “Ballistëve” bëri thirrje hapur për të mbështetur protestën duke treguar se si të organizohen.

“Ftohen anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës që saaaa më masovikisht të mbështesin marshin e Ballistëve, por PA SIMBOLE DHE BROHORITJE PARTIAKE. Viktimat meritojnë nderim të veçantë, ndërsa familjet e tyre drejtëtësi.

Po, sepse në asnjë rast nuk duam të politizojmë këtë marsh fisnik të Ballistëve, kryetari i ASH-së dhe eksponentët kryesorë nuk do të jenë të pranishëm fizikisht, por çdo aktivist dhe simpatizant si QYTETARË duhet të merr pjesë!” ishte thirrja e shefit të depertamentit të Informimit në ASH, Zeqiri.