Italia bëhet vendi i parë në Evropë që e bën të detyrueshme “Pasaportën Jeshile” për punonjësit

Italia është bërë vendi i parë evropian që e bën të detyrueshme “pasaportën jeshile” për të gjithë punonjësit. Qeveria italiane miratoi një masë të re të enjten që i bën certifikatat digjitale të vaksinave të detyrueshme si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat.

Rregulli i ri pritet të hyjë në fuqi duke nisur nga 15 tetori dhe do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.

“Ne po e shtrijmë detyrimin e pasaportës jeshile në të gjithë sektorët e punësimi, publik dhe privatë dhe po e bëjmë këtë për dy arsye thelbësore: t’i bëjmë këto vende më të sigurta dhe ta bëjmë fushatën tonë të vaksinimit edhe më të fortë,” tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza për mediat.

Kjo lëvizje synon që të rrisë numrin e të vaksinuarve dhe të zvogëlojë shkallën e infektimit pasi pritet një rritje e mundshme e rasteve pozitive me Covid. Të gjithë punonjësve do t’u kërkohet të provojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19, e kanë kaluar virusin apo kanë rezultuar negativë për Covid-19 kohëve të fundit.

“Thuhet se vetëm pensionistët dhe personat e papunë mund të përjashtohen nga detyrimi për të qenë të pajisur me një pasaportë jeshile.”

Çdo punonjës që nuk arrin të paraqesë certifikatën e vlefshme shëndetësore COVID-19 do të pezullohet pa pagesë pas pesë ditësh, por nuk mund të pushohet nga puna. Ata që nuk janë të vaksinuar gjithashtu mund të gjobiten deri në 1,500 €.

Senati italian votoi për masën në fjalë me 189 vota pro, 32 kundër dhe vetëm 2 abstenime.