Isco tejet i zemëruar me Real Madridin

Mesfushori ofensivë Isco, është tejet i zemëruar me klubin e Real Madridit.


Spanjolli zhvilloi vetëm tetë ndeshje në formacion bazë nën urdhrat e Zinedine Zidane, pastaj ishte i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Sidoqoftë, trajneri i ri Carlo Ancelotti, vendosi ta mbajë në skuadër dhe në dy ndeshjet e para ishte titullar.

Sipas Calciomcerato, Isco mbetet i palumtur me “Los Blancos”, ngase kontrata i skadon në verë.

Thuhet se Juventus dhe AC Milan janë duke konsideruar të bëjnë oferta për 29-vjeçarin qysh në afatin e janarit.

Isco që nga transferimi nga Malaga në vitin 2013, ka bërë 339 paraqitje duke shënuar 51 gola.