Ia huq keq kandidati për kancelar të Gjermanisë: Ja çfarë i ndodhi me fletëvotimin

Gafa e kreut të CDU-së Armin Laschet i cili garonte për postin e kancelarit në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën (26 shtator) në Gjermani po në xhiron në rrjete sociale.

Siç raporton Bild Laschet ka palosur fletën e votimit prapa gjë e cila ka bërë që vota e tij të duket, siç mund të shihet nga imazhet e publikuara.

Sidoqoftë, zyra federale zgjedhore e ka bërë të qartë se vota e Laschet është e vlefshme.

“Një politikan i mirënjohur në nivel federal votoi sipas pritshmërive për partinë e tij. Vota e zbuluar e tij nuk mund të ndikojë në zgjedhje” shkruhet në Tëitter.

Kujtojmë se fitues nga këto zgjedhje dolën Social Demokratët (SPD) para partisë konservatore të kancelares në largim Angela Merkel.