Ndërsa e quajti kreun aktual të PD-së një lider të thyer, Sali Berisha u shpreh para simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve të vjetër se demokratët nuk e kanë dashur kurrë Lulzim Bashën, por e kanë mbështetur prej tij.

Sipas ish-kryeministrit, Basha shkelmoi të gjithë miqtë në PD për karrigen e tij, ndërsa solli në vëmendje edhe humbjen e PD-së në zgjedhjet e vitit 2017. Ai deklaroi se asokohe i kishte kërkuar Bashës që të jepte dorëheqjen, por ky i fundit kishte refuzuar.

“Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Takohem nga mëngjesi në darkë me demokratë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, nga të gjithë më kanë thënë “doktor ne atë nuk e kemi dashur për këto-këto, por ne atë e kemi mbështetur se e mbështet doktori. Nuk e njihja këtë se i kisha mbyllur hesapet dhe doja të punoja vetëm për interesat e PD si i gjykoja unë dhe në 8 vite ju garantoj që nuk janë me gishtat e dorës që t’i promovoj, përkundrazi. Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shija njëri pas tjetrit se si largoheshin, por nuk kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetësja e tij pa kushte, s’më shkonte mendja. Kam qenë avokat vetëm i demokratëve. Unë sa herë më pyesnin gazetarët, nisja ime është pa kthim, isha betuar që njëri po mbetet i dyti do jem unë, nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet e 2017 i kam thënë jep dorëheqjen në zyrën time, jo më tha. U ka thënë të tjerëve që vendimet nuk i marr unë, por Berisha. Kam bërë gjithçka që zgjedhjet të mos bojkotoheshin. Të gjitha vendimet i ka marrë vetë”, tha Berisha.