Humb jetën 23 vjeçarja në Kosovë/ Familja: Vdiq nga vaksina. Prokuroria nis hetimet

Dyshimet e familjes të së ndjerës 23 vjeçare nga Drenasi, kanë bërë që Prokuroria Themelore në Prishtinë të nis hetimet.


Madje, për këtë ata bashkë me mjekët e Institutit të Mjekësinë Ligjore kanë vizituar familjen, ku kanë kërkuar që të ndjerës t’i bëhen ekzaminimet mjekësore, pasi familja fillimisht kishin refuzuar.

Daja i 23 vjeçare, thotë se arsyeja pse dyshojnë që mbesa të ketë ndërruar jetë nga vaksina kundër Covid 19 Pfizer, është për shkak se nuk kishte pasur probleme të tjera.

Me rastin e marrjes së vaksinës, ai thotë që mjekët t’i kenë informuar se në vitin 2017 ka pasur një intervenim në vena, por të mos ketë pasur probleme nga atëherë.

Një ditë më parë, Klinika Emergjente ka njoftuar se diagnoza përfundimtare e vdekjes është gjakderdhje në bark.
Derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk i ka përfunduar ekzaminimet për të treguar arsyet që kanë shkaktuar gjakderdhjen.