Haradinaj: Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në zyrën e Kryeministrit në kohën që është ftuar, mirëpo Kurti nuk ka qenë aty.


“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!” – ka thënë Haradinaj në postimin e tij në facebook.

Ai ka dhënë qëndrim të prerë për situatën në veri.

“Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!”

“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!” – ka shtuar Haradinaj.