Gjatë pandemisë është shtuar numri i lajmeve të rrejshme

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Maqedonia e Veriut kanë treguar rezultate të dobëta në betejën kundër lajmeve të rrejshme. Në konferencën lidhur me lajmet e rreme ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer tha se dezinformimi është një sfidë e madhe globale, që nga “bumi” i komunikimit online.


Kemi parë një numër të madh shembujsh të përdorimit të dezinformimit për të nënvlerësuar vlera thelbësore si parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut, po gjithashtu për të përhapur urrejtje dhe mosbesim. Investimi në edukimin mediatik, ndërtimi i kohezionit mes medias se pavarur dhe shoqërisë civile, mbështetja e komunitetit të kontrollimit të fakteve janë disa nga përpjekjet që BE ka bërë në këtë drejtim – tha David Geer- ambassador i BE në Shkup.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Borell tha se pandemia tregoi se lajmet e rreme janë kërcënim edhe për shëndetin dhe sigurinë publike.

Duhet të punojmë së bashku që të ngushtojmë hapësirën për lajmet e rrejshme, duke ngritur vetëdijen dhe duke avancuar reagimin tonë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm, Përballja me dezinformatat kërkon një qasje gjithpërfshirëse të shtetit – deklaroi Josif Borel – Shef i politikës së jashtme të BE-së.

Presidenti Pendarovski tha se beteja ndaj lajmeve të rrejshme duhet të zhvillohet paralelisht me atë për të siguruar liri të vërtetë të fjalës dhe mediave.

Dezinformatat mund ta destabilizojnë edhe vet shtetin. Për këtë arsye shumë shtete i trajtojnë lajmet e rrejshme si një nga kërcënimet kryesore të sigurisë kombëtare.06:44 Procesi i edukimit mediatik dhe lajmet e rrejshme, në shkollat fillore dhe të mesme d të na mundësojë që të ndërtojmë gjenerata që në të ardhmen më lehtë do t’i dallojnë lajmet e rrejshme. Është e nevojshme që të sigurojmë kushte më të mira për punë profesionale dhe të pavarur për mediat – u shpreh Stevo Pendarovski – President.

Të dhënat e hulumtimit të Institutit Shoqëri e Hapur tregojnë se gjatë vitit të fundit në vend u shpërndanë shumë dezinformata, kryesisht lidhur me pandeminë dhe vaksinimin. Kjo është konferenca e dytë e organizuar në këtë format me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Evi Shkopi