Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Por, ndryshe prej herëve të tjera kësaj here fushata e LDK-së, do të jetë në mënyrë digjitale, për shkak të situatës me Covid-19.

Hapjen e fushatës e ka bërë shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se LDK-ja qytetarët i ka dëgjuar me vëmendje dhe ka një program për ta.

“Programi jonë ofron zgjidhje për çdo problem. Zgjedhjet na vijnë ndryshe, shoqëria jonë është goditur nga pandemia. Ne kemi propozuar shkurtimin e fushatës duke kaluar nga ajo konvencionale në atë digjitale”, ka thënë Gashi.

“Jeta nuk ndodhë në ndërtesën 15 katëshe ku rrin Qeveria, pra ata aty rrin”, ka shtuar ai.