Ganiu priti në takim kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ishte nikoqir i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja. Në këtë takim siç informon kryetari Ganiu është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy komunave dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në shumë fusha.

Postimi i plotë:

Nderë dhe kënaqësi që sot isha nikoqir i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja.

Gjatë këtij takimi me mysafirin nga Shqipëria, mikun tim shumë të respektuar z.Llatja, bashkëbiseduam për çështje mjaftë të rëndësishme për dy institucionet tona që i drejtojmë, Komunën e Çarit dhe Bashkinë e Elbasanit dhe u dakorduam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Gjithashtu u zotuam se do të angazhohemi edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në shumë fusha, që padyshim do të jenë tejet të dobishme për mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve.

Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Adi Qose dhe profesori Driton Kuçi.