Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në La Liga.

Ndeshja përfundoi ashtu siç nisi, pa gola të shënuar nga asnjëri ekip.

Real Madridi e pati iniciativën, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet që i pati.

Me këtë barazim, Real Madridi mbetet i pari në tabelë me 17 pikë të tubuara.

Në anën tjetër, Villarreali mbetet i 10-ti në renditje me tetë pikë pas gjashtë xhirove.