Gabimi i Strakoshës i kushtoi me humbje Lazios në Europa League

Lazio e ka nisur me humbje aventurën në Europa League.


Të besuarit e Mauricio Sarrit u mposhtën 1-0 në Turqi nga Galatasaray.
Fajtori numër një për këtë humbje fatkeqësisht është portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Ai ka bërë një gabim prej amatori në minutën e 67’, duke pranuar gol në njëfarë mënyre që s’mund të pranohet as në futbollin amator, duke e futur vet topin në rrjetë, pasi nuk arriti ta kapë sic duhet.

Kjo i kushtoi me humbje Lazios që s’mundi të bëjë asgjë deri në fund, ani pse u fut në lojë edhe Vedat Muriqi, duke luajtur për 20 minuta.

Ky gabim mund t’i kushtojë shume edhe Strakoshës që edhe ashtu nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e Lazios.