Forumi i Gruas i BDI-së, apel partive politike për fushatë zgjedhore

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik Për Integrim, uron këtë fushatë zgjedhore lokale në emër të gjithë atyre që bartën mbi supe forcën intelektuale dhe që merituan të përfaqësohen denjësisht në listat zgjedhore.

Njëashtu, vlen të përmendet se në këto zgjedhje, në 5 komuna bartëse të listave kemi gra të dëshmuara në profesionet e tyre dhe si menaxhuese të suksesshme, të cilat kanë vizion të qartë dhe largpamës për komunat ku do te veprojnë.

Përveç bartëseve, BDI tash më ka tejkaluar kuotën e 40% të garantuar me ligj dhe në shumë komuna në listat e kandidatëve për këshilltarë kemi përfaqësim mbi 45% gra.

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët, për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të lënë anash gjuhën e urrejtjes dhe fyerjes, por të gjithë bashkë të fokusohemi për fushatë dinjitoze, moderne dhe pozitive, ashtu siç kemi vepruar edhe deri më tani.

Të gjithë kandidatët dhe kandidatet e përzgjedhur të Kryetarit Ali Ahmetit, vizioni i tij për këtë vend, si dhe koncepti i tij për komuna të zhvilluara dhe standard më të mirë jetësor, janë pjesë e formulës e cila do të sjell fitoren e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në të gjitha komunat ku garojmë!

Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë!

Zgjidh jetë voto blertë! 💚🍀✅