Komuna e Tetovës vazhdon me projekte të shumta në gjithë zonat e saj ndërsa në vijë të kësaj ka filluar rindërtimi i rrugës lokale Tetovë – Sellcë, nga hyrja e fshatit deri tek lapidari ku ndahet rruga për në fshatin Llacë informon Tetovasot
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se ky projekt gjithashtu financohet nga programi qeveritar i TAV, dhe është i një rëndësie të veçantë për banorët e malësisë së Tetovës. TS