Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas tragjedisë që ndodhi në Tetovë, ka apeluar mediumet dhe qytetarët që mos spekulojnë me numrin e viktimave. Sipas tij, pritet konfirmimi zyrtar për numrin e viktimave dhe numrin e të plagosurve.

“Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve, për t’i uruar fat dhe për të qëndruar sonte në mendimet me bashkëqytetarët tanë. I bëj apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do të ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara në kohën e duhur. Unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet,” tha Filipçe.