Fehmiu e Xheva janë të pashembullt në historinë moderne të kombit

Ali Ahmeti

Të dashur dhe shumë të nderuara motra dhe vëllezër!
Të nderuar të pranishëm të tubimit në Ludwigsburg në Gjermani, në nderim të përvjetorit të 23-të të rënies heroike të të pavdekshmëve të Kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci!

Prej vitit 1982 kur formuam Këshillin Organizativ, bërthamën që përfshinte të gjitha tokat shqiptare në ish-Jgosllavi, dhe kur më vonë pas rënies së drejtuesve, Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, u shtrua nevoja urgjente për identifikim të të gjitha grupeve, dhe në pranverë të vitit 1985 u arrit bashkim-shkrirja e tyre historike!

Shoku e bashkeveprimtari, vëllau im i idealit, i luftës e i përpekjeve titanike për çlirim e pavarësi të Kosovës dhe trojeve shqiptare në ish-jugosllavi, Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci, deri në rënien e Tij heroike me armë në duar, kurrë nuk e ndali hapin e Tij gjigant në shërbim të popullit, Atdheut e Kombit!

Në mes tjerash shkëlqimi mbinjerëzorë i Fehmiut, është veprimi dhe udhëtimi i Tij në sinkron me Heroinë Xhevën, e cila dha prova të mëdha atdhedashurie të pafund, jeta e sajë ishte luftë e gjak, në rrugën e nderit e të krenarisë se flijimit nacional për interesat sublime të popullit shqiptar dhe truallit të të parëve!

Fehmiu ishte kontribues i jashtëzkonshëm në bashkimin dhe shkrirjen e të gjitha grupeve, arterie këto, të cilat më vonë u bënë uragani i madh që rezultuan me daljen në tribunën e historisë së kombit, të famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Fehmiu bashkë me Xhevën ishin fryemezues dhe kontribues aktiv e vendimtarë për themelimin dhe daljen në skenë të UÇK-së!

Fehmi Lladrovci, pas Komandantit Legjendarë të UÇK-së Adem Jashari, u bë komandanti e gjenerali më lavdimadh i luftës së lavdishme të UÇK-së!

Qendresa epike dhe rënia heroike në shkëmbin e Gradinës, përballë forcave të mëdha ushtarako-policore serbe të stacionuara në Feronikel dhe të pozicionuara gjithëandej, e kanë bërë atë vend të Atdheut, përgjithmonë të shenjtë!

Fehmi Lladrovci ishte në mesin e burrave të mëdhenj të Atdheut, që përfaqësonin dhe nderonin palcën vertebrale të Kombit!

Fehmi Lladrovci edhe 100 jetë po ti kishte, të gjitha, do të ia kushtonte dhe do t’i falte për Kosovën e lirë dhe të pavarur!

Heroinë Xheva përkrah Fehmiut ishte dhe mbetet frymëzuesja e madhe e pashterrshme, busull për femrat shqiptare dhe model se si veprohet, luftohet dhe vdiset për Atdhe!

Te Fehmi Lladrovci dhe te Xheva ishin të pëfaqësuara dhe mbeten të përmbledhura të gjitha në një!

Fehmiu e Xheva janë të pashembullt në historinë moderne të kombit!

Bashkë me Dëshmorët dhe Heronjtë tjerë të Kombit, Fehmiu e Xheva, janë balli i kolonës së pafund të gjakut të derdhur për liri e pavarësi të Atdheut!

Lavdi Fehmiut e Xhevës!
Lavdi të rënëve për liri!