Deri në orën 18:00, janë regjistruar 502.000 persona, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë dhe informoi se nënshkrimi vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar.

“Janë regjistruar mbi 500,000 qytetarë! Enti shtetëror për statistikë i informon qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Byronë për Regjistrim dhe numrat e telefonit që janë publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk. Suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne!,”, njoftoi ESHS në faqen zyrtare në Fejsbuk për Regjistrimin 2021.