Edi Rama nderon Rexhep Qosjen me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nderuar me Medaljen e Kryeministrit Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike akademikun Rexhep Qosjen.


“Kjo ditë më bën të ndjehem krenar dhe i ndrojtur, është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh, t’i shprehësh mirënjohje dhe të nderosh një njeri të admirueshëm”, tha Rama gjatë një fjale rasti.

“Për mua Qosja hyn në ata njerëz kur jam me fat që jam bashkëkohës i tij, është një shpirt i madh dhe përulësisht njerëzor”, shtoi kryeministri shqiptar.