Edi Rama: E drejta në veri është me Kosovën, Serbia duhet ta njoh realitetin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndër të tjerash, Rama ka folur edhe për ndërhyrjen e policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai e ka quajtur këtë vendim si legjitim dhe i ka dhënë Kosovës të drejtë.

“Më vjen mirë të vizitoj Prishtinën pas asamblesë së OKB-së ku çështja e njohjes së Kosovës ishte përparësi e vizitës sonë në New York dhe mbetet përparësi edhe e Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Rama.

“Në radhë të parë Serbia duhet ta njoh këtë realitet të pakthyeshëm, ku duhet të na vije keq që në vend të përparimit jemi dëshmitar të manovrave ushtarake në kufirin e shtetit sovran të Kosovës”.

“Ato nuk i ndihmojnë serbët në veri të Kosovës, ato janë disa gjeneralë të mundur në fushëbetejë 20 vjet më parë me arsyetimin se po mbrohen qytetaret serb në Kosovë”.

“Serbët në Kosovë janë të mbrojtur, madje ju paguhen edhe faturat e rrymës nga kjo qeveri, si askund në botë”.

“Serbët në veri nuk janë viktima etnik, por janë pengje të dialogut të Serbisë me Kosovën”.

“Shqipëria mbetet e pandryshuar që nga çasti i saj që u shfaq ky konflikt, e drejta është me Kosovën dhe jo me Serbinë. Serbia mizën po e bën buall, ku Kosova nuk po kërkon luftë por të drejtën e saj”.

“Tanimë që problemi është shtruar, duhet të bërë kujdes nga dërgimi i njësisë speciale që të mos bëhet ndonjë pengesë në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe miqve ndërkombëtar”.

“I takon qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës se si do të veprojnë, por kjo është një mundësi e mirë për të treguar mundësinë për të quar një dialog të mbështetur edhe nga miqtë ndërkombëtar që po kërkojnë dialog”.

“Jemi vërtetë të motivuar, plotësisht të dakorduar që këto marrëdhënie të shkojnë në një nivel tjetër dhe të gjithë ato marrëveshje të zbatohen dhe të gjitha çështjet të interesit reciprok”.

“Dekada që sapo kemi hyrë i gjen shqiptarët më të fortë dhe më mundësi që t’i shpalosin potencialet”, tha ndër të tjerash Rama.