Dy shtatas të Maqedonisë janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer pesë mashtrim dhe një vjedhje të rëndë.

Sipas policisë së Splitit, bëhet fjalë për persona të moshës 76 dhe 68 vjeçare nga Maqedonia të cilët kanë kryer pesë vepra penale në gusht dhe shtator në Split, Trogir dhe Primosten.

Dy shtetasin kanë pritur para bankave, postave, spitaleve dhe kanë hasur kryesisht persona më të moshuar. Ata kanë thënë se kanë pasur aksident, ndërsa njëri është nga Israeli dhe tjetri nga Suedia.

Gjatë hetimit të policisë, është kontrolluar automjete që kanë përdorur mashtruesit dhe banesën ku kanë jetuar. Aty janë gjetur paratë e vjedhur dhe orët e rreme.

Ata ndodhen në paraburgim, ndërsa personi më i moshuar ka pasur fletarreste në Maqedoni, Austri dhe Slloveni.