Dortmundi e kërkon talentin e Juventusit për ta zëvendësuar Haalandin

Federico Chiesa në vend të Erling Haaland, kjo është ideja e Borussia Dortmundit.


Borussia Dortmund është e vetëdijshme se në verën e vitit 2022, ka shumë gjasa që të humbasë sulmuesin në top formë dhe premtues, Erling Haaland.

Për këtë, klubi gjerman tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e duhur.

Sipas Calcio Mercato, Federico Chiesa është alternativa numër një.

23-vjeçari shihet si ideali për ta zëvendësuar Erling Haalandin.

Sido që të jetë, Dormtund s’do ta ketë të lehtë ta marrë atë nga Juve, që nuk dëshiron të dëgjojë për një ofertë nën 100 milionë euro.