Ditë zie për futbolldashësit në Angli, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares

Greaves ka qenë golashënuesi i Tottenhamit dhe fituesi i Kupës së Botës. Heroi i “spurs” luftoi me një sëmundje të rëndë për disa vite.


Pas lajmit, klubi i Tottenham ka reaguar: “Ne jemi jashtëzakonish të pikëlluar me lajmin e vdekjes së Jimmy Greaves të madh. Ne shpresim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Jimmy në këtë kohë të trishtë. Pusho në paqe, Jimmy.”

Ai ishte një nga golashënuesit më të mëdhenjt të Anglisë edhe pse u tërhoq nga futbolli në moshën 31 vjeçare.

Megjithatë ai nuk ishte vetëm një ish-golashënues i mrekullueshëm, ai gjithashtu vazhdoi karrierën e tij dhe pati sukses si prezantues televiziv, një kritik profesionist, një komedian, një anekdotist, dhe një luftëtar frymëzues kundër alkolit.

James Peter Greaves, lindi si djali një shoferi të Tube në Manor Park, Londra Lindore, më 20 shkurt 1940.