“DHËMBALLA E PRISHUR”, NGANDONJËHERË TË SJELL BEZDI!

Fadil LUSHI
ME SEBEP!
“DHËMBALLA E PRISHUR”, NGANDONJËHERË TË SJELL BEZDI!
Profesori a pedagogu universitar, AGRON GJEKMARKAJ, ka kohë që është i ngarkuar të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe shkencor në Departamentin e Gjuhës, Letërsisë, Gazetarisë dhe Komunikimit në UT! Disa ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë, që kur grisi fletën e votimit, gaboi rëndë! Këtë nuk e bëri nga “mosnjohja, nga padija a nga pakujdesia”, thjeshtë e bëri qëllimisht dhe për inat! Ishte një shembull negativ, i shëmtuar dhe bajat! Ç’është e vërteta, është në të drejtën e tij, “të votoj për a kundër” dhe assesi ta gris a ta zhubros fletën e..,! Ky veprim i papjekur i tij, në asnjë mënyrë nuk mund të shërbej si shembull për studentët e tij! Nëse do më lejohet do t’i parashtroj një pyetje retorike, deputetit a përfaqësuesit të popullit: I nderuar profesor! Më thoni, si do ndjeheshit, nëse studenti i juaj, do griste testet dhe fletët e provimit, para se ato t’ua dorëzonte juve! Unë besoj, se ju, keni kaluar provimin e Didaktikës, Komunikimit dhe në veçanti atë të Metodikës së Mësimdhënies së Etikës!