Deri dje janë regjistruar 951.151 persona

Enti Shtetëror i Statistikave informon publikun se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar.


“Deri më 18 shtator, në orën 20:00, janë regjistruar 951.151 persona, 297.089 familje dhe 402.768 apartamente”, njoftojnë nga ESHS.

Nga atje njoftojnë qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit të publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk.