Një avion ka dalë nga pista në Aeroportin e Rinasit.

Paraprakisht raportohet se avioni doli jashtë pistës, për shkak të një defekti në rrota. Ndërsa në vendngjarje siç shihet dhe në foto ndodhen ekipet e emergjencës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, nuk ka pasur probleme me fluturimet e avionëve të tjerë në aeroport.