BMW-ja në të cilin Tupac Shakur u qëllua katër here, 25 vjet më parë, po shitet për 1.7 milion dollarë, sipas TMZ.

Muzikanti legjendar ishte ulur në ulësen e pasagjerit kur ra viktimë e të shtënave derisa ishte në veturë në Las Vegas, shkruan DailyMail.

Makina e tij tani është në ankand nga një tregtar në të njëjtin qytet pasi u restaurua me përpikëri. Vrimat e plumbave, të cilat shërbyen si një kujtesë e historisë së tmerrshme të makinës, që atëherë janë riparuar dhe rikthyer në gjendjen e saj origjinale.

Të shtënat u bënë ndërsa makina po drejtohej nga producenti Suge Knight, pasi ai dhe reperi ishin në një ndeshje boksi në kazino.

Dëshmitarët përshkruan se kishin parë një Cadillac të bardhë të ngjitej së bashku me BMW-në e zezë, nga e cila sulmuesi më pas kreu të shtënat në pak sekonda.

Shakur, 25 vjeç, u godit në gjoks, krah dhe kofshë, nga katër fishekë të gjuajtur nga një pistoletë.

Ai vdiq në spital nga plagët e marra gjashtë ditë më vonë. Vrasësi nuk është kapur kurrë, edhe pse teori të shumta ka mbi identitetin e tyre.

Pronarit të ri të veturës do t’i sigurohet dokumentacioni që vërteton historinë e tij.

Kjo përfshin një certifikatë që tregon se është blerë për herë të parë nga labeli “Death Row Records” e themeluar nga Knight.

Makina ka pasur disa pronarë, derisa më në fund u vendos në një restaurim të plotë.

Shakur, i njohur më së miri me emrin artistik, 2Pac, konsiderohet si një prej reperëve më me ndikim i të gjitha kohërave.