Daut Memishi kandidati nga BESA, njeriu i duhur për Tearcën

“Të përfaqësosh interesat e banorëve të Komunës së Tearcës, një ndër komunat me potencial të madh ekonomik, bujqësor, turistik, sportive, kulturor dhe blegtoral  është një përgjegjësi dhe kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, mirëpo në të njëjtën kohë është edhe nderë dhe privilegj të marrë besimin qytetarë. Këtë e them sepse jemi komunë që ka të gjitha parakushtet për tu bërë një komunë e zhvilluar, një komunë bashkëkohore dhe modern. Daut Memishi, është kandidat i Lëvizjes BESA, për komunën e Tearcës, ekonomist i diplomuar dhe me një përvojë të madhe në fushën e ekonomisë sidomos në biznesin privat, Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe panaire me karakter ndërkombëtar. Krahas punës profesionale, ka përvojë të gjatë në politikë duke drejtuar forumet rinore të partisë, kryetar i Degës së Lëvizjes BESA, në nivel komunal në kohën kur ky subjekt sapo kishte nisur veprimtarinë në terren.  Memishi i takon gjeneratës së re, gjeneratë e cila ka për obligim qytetar dhe kombëtar të bëjë ndryshime, të instalojë vlera dhe mënyra tjera të komunikimit në komunë. Ai duhet ta bëjë komunën një institucion ku çdo qytetar të ndjehet komod, i rehatshëm dhe të kërkojë atë që i takon. Dauti vjen nga partia e cila në radhët e saja ka rininë, ka ndershmërinë, ka punën dhe përkushtimin për qytetarët, transmeton Info7.mk Këtë ata e kanë dëshmuar gjatë qeverisjes një vjeçare. Ai është zotuar se të gjitha premtimet dhe zotimet e bëra para qytetarit duke nisur nga fëmijët që janë ardhmëria jonë e deri tek më I moshuari do ti bëjmë realitet së bashku me JU. Llogaria dhënia dhe transparenca janë atributi jo vetëm i kandidatit, por edhe i subjektit që ai përfaqëson sepse këta dy elemente janë premisat bazë për një komunë të zhvilluar, të hapur, moderne dhe pa ngarkesa tjera thonë burimet tona nga BESA, transmeton Info7.mk