Carovska: Përfaqësuesit e institucioneve arsimore finlandeze na ndihmojnë në zbatimin e konceptit tonë autentik për arsim bashkëkohorë

Jam e kënaqur që institucionet arsimore finlandeze na kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në zbatimin e ndryshimeve në arsimin fillor që filluam me fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa sot përfaqësuesit e tyre po zhvillojnë trajnime për të ndërtuar në mënyrë efektive një klimë shkollore demokratike që do të ndihmojë në krijimin e brezave të nxënësve të cilët do të jenë të zëshëm në shoqëri dhe përmes të menduarit krijues dhe kritik do të kontribuojnë në zhvillimin e saj.


Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në hapjen e trajnimit për inkurajimin dhe vlerësimin e klimës pjesëmarrëse të shkollës i dedikuar për drejtorët, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionistë në shkolla, organizuar nga MCGO me mbështetjen e USAID. Ligjerues janë përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit të Finlandës.

“Ky trajnim organizohet në kohën e duhur. Pikërisht kur kemi filluar me zbatimin e ndryshimeve të parashikuara nga koncepti ynë autentik për përparimin e cilësisë së arsimit fillor, i cili duhet t’iu mundësojë të rinjve të fitojnë vlera reale që në fakt çdo qytetar evropian duhet t’i posedojë.

Prandaj është e nevojshme arsim qytetar i avancuar por edhe një klimë e mirë demokratike shkollore, të cilën të gjithë së bashku, institucionet e sistemit dhe drejtpërdrejt udhëheqësia dhe punonjësit e shkollave duhet ta krijojnë,” tha Carovska, duke shtuar se, në arritjen e qëllimit, ne do të ndihmojnë shumë përfaqësuesit nga Finlanda, përvoja dhe rekomandimet e të cilëve janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse, siç tha ajo, vendi i tyre ka arritur të ndërtojë një nga sistemet arsimore më cilësore në botë.

“Jam mirënjohëse që Finlanda po na ndihmon, dhe mendoj se është rezultat i kuptimit të tyre si Qeveri dhe si vend në zhvillim ne me të vërtetë po përpiqemi të ndjekim trendet globale arsimore dhe duam të përparojmë, duam të krijojmë kushte më të mira dhe mundësi arsimore për të rinjtë. “theksoi Carovska.