Brenda 24 orëve janë aplikuar mbi 6 mijë vaksina

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza të vaksinës.

Prej tyre, 781.623 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 714.135 qytetarë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 6.897 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 1.717 persona.

“Me numrat e fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 31% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.